Shtrëngata dhe diell, njihuni me motin për këtë javë

Shqipëria

Shtrëngata dhe diell, njihuni me motin për këtë javë

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 07:57
Ilustrim

Reshjet e shiut do të vazhdojnë të pranishme të jenë në vendin tonë edhe të paktën për 2 ditët e ardhshme.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, në Shqipëri dita e martë do të jetë me shtrëngata dhe reshje të shumta shiu.

Por pas kësaj dite, moti do të kthjellohet dhe temperaturat do të rikthehen në vlerat normaleve të stinës.

Më poshtë parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme për të gjithë vendin:

Dita e Hënë do të nisë e kthjellët e vranësira në zhvillim në mesditë duke u pasuar nga reshje shiu përgjatë relieveve malore.

Dita e Martë do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar kryesisht në qendër dhe Jug të vendit.

Dita e Mërkurë dhe e Enjte do të kenë mot kryesisht te kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Dita e Premte do të nisi me mot të kthjellët e vranësira në zhvillim në mesditë e pasdite duke u pasuar nga reshje shiu në relievet malore.

Temperaturat pritet të kenë rritje kryesisht ditën e Enjte dhe të Premte ku vlerat e mesditës nuk do ti kalojnë 33°C.

Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi deri në 15m/s kryesisht ditën e Martë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat