Rama i revoltuar me tatimet: A ma shpjegon dot dikush nga ju si mund të tolerohet kjo?!

Shqipëria

Rama i revoltuar me tatimet: A ma shpjegon dot dikush nga ju si mund të tolerohet kjo?!

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:08
Edi Rama

Rama nuk i ka kursyer kritikat përballë punonjësve të Tatimeve dhe inspektoriatit të punës, të thirrur këtë të hënë në kryeministri për një analizë të punës dhe emërimin e drejtoreshës së re të Tatimeve në vend.

Rama ka ngritur një sërë shqetësimesh, përfshi këtu dhe atë të numrit të lartë të kasave jo funksionale në biznese që janë aktive (evazion fiskal).

Edi Rama: Dua ta nënvizoj me forcë se kush nuk arrin indikatorët nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate as të Tatimeve dhe as Inspektoriatit të Punës. A ma thotë dot këtu dikush nga ju, si mundet të pranohet sot që flasim që të kemi 15 mijë kasa jo raportuese në biznese që figurojnë aktive nga 112 mijë të tilla. Ja një faktor risku numër një. Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet përgjegjësia çdo ditë në lidhje me këtë, kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi dhe si mundet që të gdhijë dita e re, java tjetër, muaji tjetër dhe këto pika të kuqe alarmi të mbeten të kuqe? Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten, ligji është i qartë për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat