Ambasadori italian: Opozita ndihet e përjashtuar dhe e penalizuar nga reforma në drejtësi - Bota Sot
Ambasadori italian: Opozita ndihet e përjashtuar dhe e penalizuar nga reforma në drejtësi

Shqipëria

Ambasadori italian: Opozita ndihet e përjashtuar dhe e penalizuar nga reforma në drejtësi

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 23:54
Ambasadori italian në Shqipëri Cutillo

Ambasadori italian në Shqipëri Cutillo deklaroi nga emisioni “Real Story” se opozita ndihet e përjashtuar dhe e penalizuar nga ecuria e reformave në Shqipëri, duke nënkuptuar këtu reformën në drejtësi.

Cutillo shtoi se se është shumë e rëndësishme që palët të bashkohen në mënyrë që këto reforma të mëdha që I shërbëjnë edhe integrimit të ecin përpara.

Ambasadori italian beson se pjesa më e vështirë e krizës institucionale dhe politike ne vend ka kaluar dhe kjo ndoshta është mundësi e mirë për të rinisur dialogu.

"Mendoj se rrënja e vërtetë e kësaj krize është rrugetimi i reformave angazhuese me të cilat Shqipëria duhet të përballet, reforma që lidhen edhe me integrimin e vendit. 3 vite me parë u gjet konsensus për reformat. Ai ka qënë moment vendimtar, për fat të keq nuk zgjati shumë. Keto 3 vitet e fundit kemi parë që opinionet janë ndarë. Disa anë politike kanë ndjesi sikur janë të përjashtuar dhe ndoshta të penalizuar nga ecurite e reformave ( ajo në drejtësi). Ky është një problem që për mendimin tim me kalimin e kohës e ka çuar edhe me tutje acarimin e situatës dhe ka ndikuar në këtë krizë që është e institucioneve dhe e politikes në Shqipëri. Është thelbësore që të kthehemi tek bashkimi për të vazhduar me reformat. Si të gjitha krizat mund të shihet edhe ne aspektin pozitiv, mund të shpresojmë që tani që kaloi periudha më e vështirë, të hapet një sezon i ri dialogu", ka thënë ambasadori italian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...