Basha ndryshon kurs? 13 tetorin nuk e pranon për zgjedhje të parakohshme - Bota Sot
Basha ndryshon kurs? 13 tetorin nuk e pranon për zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Basha ndryshon kurs? 13 tetorin nuk e pranon për zgjedhje të parakohshme

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 12:09
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot në Presidencë me Ilir Metën, ku kanë diskutuar mbi krizën politike. Basha tha se është njohur nga Meta me qëndrimin për të organizuar më 13 tetor zgjedhje lokale, të përgjithshme dhe presidenciale.

Por kreu i opozitës nuk është me një qëndrim me presidentin sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e presidentit, i kam bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë dhe aq më pak për oligarkët. Në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën e votës”, tha Basha.

Menjëherë pas takimit me Metën, Basha mblodhi në selinë blu partitë aleate, me të cilat është përqendruar te programi ekonomik i opozitës. Dhe duket se ekonomia do të jetë fokusi i ri i opozitës, pasi siç tha edhe vetë Basha, beteja për votën e lirë dhe demokracinë i kanë krijuar hapësirë Qeverisë “që të grabisë shqiptarët”.

“Kemi diskutuar për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi sepse një nga mëkatet më të mëdha, një nga fajet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris është se duke tërhequr opozitën në betejën parimore për demokracinë dhe votën e lirë, ia ka dalë t’i vërsulet Shqipërisë dhe buxhetit të saj, të grabisë qytetarët”, tha kreu i PD-së.

Basha theksoi se ka diskutuar me aleatët për zgjidhjet ekonomike për shqiptarët kur PD të vijë në pushtet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...