Basha takim me strukturat e partisë në Berat, në vijim të aksionit opozitar

Shqipëria

Basha takim me strukturat e partisë në Berat, në vijim të aksionit opozitar

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:00
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Berat ku do ketë një takim me strukturat e partisë atje, në orën 20:00.

Në përfundim, pritet që të ketë edhe një komunikim me mediat.

Prej ditësh Basha ka filluar një takim me strukturat e PD-së në rrethe në vijim të aksionin opozitar.

Më herët gjatë ditës së sotme, pas takimit me Presidentin Meta, lideri demokrat mblodhi aleatët me të cilët diskutoi pikërisht mbi aksionin opozitar.

Basha tha se ishte pro propozimit të Presidentit Meta për të mbajtur tri palë zgjedhje në datën 13 tetor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat