Edhe Kryemadhi gati për zgjedhje: Korriku dhe gushti jo muaj pushimi, por pune

Shqipëria

Edhe Kryemadhi gati për zgjedhje: Korriku dhe gushti jo muaj pushimi, por pune

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:34
Monika Kryemadhi

Pas deklaratës së kreut demokrtat, Lulzim Basha, i cili tha se pranon kërkesën e presidentit Meta për tre palë zgjedhje me 13 tetor, edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi nga Durrsi se është gati për zgjedhje.

Gjatë një takimi me strukturat e partisë, Kryemadhi tha se periudha e verës do të jetë punë e plotë përgaditore për zgjedhjet.

Kryemadhi: Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

Kryemadhi u ndal edhe te raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kryemadhi: Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari. Kauza e opozitës është e drejtë dhe ka mbështetjen e pjesës dërmuese të shqiptarëve. Qendrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërme të angazhimeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat