Basha u premton të rinjve dhe prindërve në Berat: Dritat e Universitetit do të ndizen sërish

Shqipëria

Basha u premton të rinjve dhe prindërve në Berat: Dritat e Universitetit do të ndizen sërish

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 21:48
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka premtuar të gjithë të rinjve dhe prindërve në Berat se dritat e Universitetit të tyre do të ndizen sërish.

Duke folur pas takimit me strukturat e PD-së në këtë qytet, Basha denoncoi edhe ndryshimin në momentin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët nga MAS.

Basha: Nuk ka gjë më të trishtë dhe kriminale se të shikosh dritat fikur të Universitetit të Beratit. Dua tu jep fjalën qytetarëve të Beratit se dritat e Universitetit do të ndiqen në Berat, dritat e arsimit do të ndizen anembanë Shqipërisë. Dua tu them prindërve që padrejtësia që është bërë me ndryshimin në çastin e fundit të kriterit të mesatares për maturantët është një nga paaftësitë e fundit të këtij regjimi.

Basha deklaroi se 85% e shqiptarëve e kanë dhënë verdiktin e tyre në 30 qershor me refuzimin e votimeve njëpartiake.

Basha: Kjo është vota më e pastër për largimin e këtij regjimi, është vota më e pastër "Rama ik", është detyra jonë ta kthejmë në një energji për ndryshim dhe projekt shprese.

I pyetur sesi do të vazhdojë aksioni opozitar, Basha pati këtë përgjigje:

Basha: Do të vazhdojmë me një ndërthurje të aksionit opozitar, vazhdimin e qëndrës opozitare, denoncimit, protestave por edhe me shpalosjen e alternativës tonë, planit tonë për të ndryshuar vendin duke filluar me ndryshimin ekonomik që të jetë i prekshëm për të gjithë shqiptarët.Ky ndryshim ekonomik do të vijë vetëm atëherë kur të kemi një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit dhe jo një qeveri të krimit dhe oligarkisë për krimin dhe oligarkinë nga krimi dhe oligarkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat