Trishtim, edhe mbas 30 vitesh shqiptarët mbetën pas dyerve të ambasadave

Shqipëria

Trishtim, edhe mbas 30 vitesh shqiptarët mbetën pas dyerve të ambasadave

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 23:04

Edhe sot sërish. Gjithçka nis këtu.

Qytetari: Nëse na bëhet mbarë sa më shpejt aq më mirë është.

Gazetarja: I keni mbaruar studimet në Shqipëri?

Qytetari: Po, për Financë, tek fakulteti ekonomik.

Gazetarja: Po kërkoni një kontratë pune në Gjermani?

Qytetari: Jo aq konkrete, por po të ishte ndonjë kontratë e mirë mund ta pranonim.

I riu: Unë jam 15.

Gazetarja: Doni të bëni edhe gjimnazin andej?

I riu: Po.

Gazetarja: Po familja juaj do të largohet nga Shqipëria.

I riu: Do, normal që do të largohet.

Dhe vetëm pak metra më tej aplikohet për vizë.

Gazetarja: Aplikuat për vizë?

Qytetarja: Po për vizë.

Gazetarja: Keni siguruar një kontratë pune?

Qytetarja: Po e kemi siguruar, si ndihmëse infermiere.

Gazetarja: Po këtu çfarë pune bën?

Qytetarja: Kam mbaruar fizioterapi, por nuk punoj.

Gazetarja: Sa kohë ka që keni aplikuar?

Qytetari: Kohë ka rreth një vit që kemi aplikuar.

Gazetarja: Po pse zgjodhët në këtë moment për t’u larguar?

Qytetari: Sikur duket puna i fije e lodhur këtu dhe meqë gjetëm një punë andej.

Është në rrugën e motrës. Ka 5 vite që ka përfunduar studimet, por asnjë ditë punë.

Qytetarja: Kam motrën. Është doktorreshë atje. Kemi shpresa më të mira atje. Pagesa më e mirë, jetesa më e mirë për fëmijët. Janë shumë gjëra.

Gazetarja: Sa vite kishit që ishit pa punë në Shqipëri?

Qytetarja: Që kur kam mbaruar studimet, 5 vite.

Në këtë moshë vendos të largohet. Ka siguruar një kontratë pune.

Qytetari: Usta për pllaka, për gips, për të gjitha.

Janë të gatshëm të lënë pas fëmijët dhe familjen, që nesër të kenë një jetë më të mirë.

Edhe në ambasadën greke numri i qytetarëve në radhë është i lartë.

Gazetarja: Ka vite që rri bashkëshorti andej?

Qytetarja: Po ka gati 20 vite. Tani bashkim familjar dhe themi të ikim edhe ne andej.

Jo vetëm bashkim familjar, por dhe një dritë jeshile për ekonominë.

Qytetari: Kemi aplikuar për vizë pune.

Gazetarja: Keni siguruar një kontratë pune?

Qytetari: Po kam siguruar. Ku ka shpresë në Shqipëri, me ato rroga që janë nuk punohet këtu.

Ambasada gjermane dhe ajo greke kanë radhë të gjata, çka nuk ndodh me ambasadat e tjera.

Edhe sot, si 30 vite me parë largimi nga vendi po shihet si shpresa, si drita në fund të tunelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat