Projekti “Smile Albania”, 500 vajza e djem mundësi punësimi gjatë sezonit veror - Bota Sot
Projekti “Smile Albania”, 500 vajza e djem mundësi punësimi gjatë sezonit veror

Shqipëria

Projekti “Smile Albania”, 500 vajza e djem mundësi punësimi gjatë sezonit veror

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 06:22
Rama

Kryeministri Edi Rama vlerësoi projektin ‘Smile Albania’, dhe në lançimin e projektit kombëtar për këtë vit, ju drejtua të rinjve të punësuar se, duhet të përfitojnë shumë nga kjo experiencë.

“Eksperienca e vitit të shkuar ishte një eksperiencë e parë, një nismë e re, e konceptuar nga ministri i turizmit dhe kishte shumë pikëpyetje si çdo gjë e re, ashtu siç edhe ju patë skepticizëm por ishte një nismë që ia vlejti dhe ripërtëritja e saj këtë vit ishte si të thuash krejt e natyrshme, ndërkohë që patjetër mësimet e vitit të shkuar kanë vlejtur si një eksperiencë për ta përmirësuar këtë nismë në përmbajtjen e vetë dhe njëkohësisht patjetër për ti dhënë mundësi 500 vajzave dhe djemve si ju që të punësohen gjatë pikut të sezonit dhe jo vetëm të mund të nxjerrin disa kursime që nuk bëjnë keq por edhe përfitojnë nga kjo eksperiencë.

Është një eksperiencë njerëzore dhe profesionale komunikimi por është edhe një eksperiencë nëpërmjet të cilës edhe ne vetë marrim shumë informacion”- tha kryeministri Rama.

Kryemnistri u shpreh se kjo nismë ka të mirën sepse me një shpenzim të vogël e përmirëson shumë marrëdhënien e vizitorëve me vendin. Shqiperia tashmë është zbuluar tha Rama, gjithçka që duhet bërë është që turistët të ngelen të kënaqur për tu rikthyer në vitet e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...