Ka përfunduar së ndërtuari rruga Kryth-Ulqin 13.5 kilometër e gjatë që lidh Ulqinin me Shqipërinë, pikërisht me pikëkalimin e përbashkët Muriqan-Sukobinë. Ndërkohë që pjesa e tjetër e rrugës nga fshati Kryth deri në Sukobinë ka përfunduar më herët.
Kështu që rruga nga Ulqini deri në pikë-kalimin kufitar Muriqan-Sukobinë rreth 25 kilometër e gjatë tashmë është krejtësisht funksionale.