I shkatërrojnë makinën dhe më pas e kërcënojnë: Tërhiq kallëzimin ose të vramë - Bota Sot
I shkatërrojnë makinën dhe më pas e kërcënojnë: Tërhiq kallëzimin ose të vramë

Shqipëria

I shkatërrojnë makinën dhe më pas e kërcënojnë: Tërhiq kallëzimin ose të vramë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Policia e Mirditës ka arrestuar 3 persona, të shpallur në kërkim për disa vepra penale. Në pranga kanë rënë shtetasit  K.B., 24 vjeç;Gj.B., 24 vjeç dhe D.P., 20 vjeç, banues në Mirditë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në datën 4 korrik 2019, në qytetin e Rrëshenit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj.K., 43-vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, po në këtë datë kanë dëmtuar me dashje një automjet në përdorim nga shtetasi K.D., 31 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë dhe disa ditë më pas e kanë kërcënuar në telefon me jetë,  për të tërhequr kallëzimin e bërë ndaj tyre.

Materialet janë referuar në Prokurorinë Lezhë për veprat penale në ngarkim të tyre “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës me dashje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...