“Më rrahu se i thashë jo” Detajet e një përndjekje të gjatë, si e torturonte 36 vjeçari shqiptar ish të dashurën

Shqipëria

“Më rrahu se i thashë jo” Detajet e një përndjekje të gjatë, si e torturonte 36 vjeçari shqiptar ish të dashurën

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar nga Laçi është vënë në pranga dje në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh për përndjekjen dhe dhunimin e ish-së dashurës. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin nr.2, ku edhe ishte bërë kallëzimi nga vajza e dëmtuar.

Burimet  nga panorama, thanë se shtetasi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.K., banues në Laç, i cili ishte shpallur në kërkim policor.

Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, pasditen e djeshme. Të njëjtat burime thanë se disa ditë më parë, në Komisariatin Nr.2, ishte paraqitur një vajzë, e cila ishte dhunuar fizikisht nga 36- vjeçari dhe denoncoi për dhunë ish-të dashurin e saj.

Nga ana tjetër, ajo tha se ai e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe i kishte shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Sipas saj, ai i kërkonte që të lidhej sërish me të dhe herën e fundit që ajo e kishte refuzuar, i dyshuari e kishte rrahur.

“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën ‘Myslym Shyri’, nga ana e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2. Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj për të mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale ‘Përndjekja’”, tha dje zyrtarisht Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat