Gjykata shpall të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës, Basha: Ka ende gjykatës me kurajo

Shqipëria

Gjykata shpall të pavlefshme zgjedhjet e 30 qershorit në Durrës, Basha: Ka ende gjykatës me kurajo

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Gjykata e Durrësit ka shpallur si të pavlefshme fletën e votimit në zgjedhjet e 3 qershorit në Durrës, duke bërë kësisoj nul rezultatin ku fitues doli kandidatja e PS-së Valbona Sako, e cila garonte përballë kandidates së Bindjes Demokratike Valbona Sakollarin.

Për vendimin në fjalë ka reaguar dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili e ka përshëndetur verdiktin e dhënë nga gjykata duke deklaruar se në Shqipëri ka ende gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë ligjin dhe kushtetutën e vendit.

“Farsa e 30 qershorit ishte masakër e Kushtetutës, e ligjit dhe e standarteve. Dua të përshëndes vendimin e Gjykatës së Durrësit, i cili sjell shpresë se në këtë vend ka gjyqtarë e gjyqtare që e kanë të shenjtë Kushtetutën dhe ligjin, se ka shërbyes civilë me kurajo dhe ndërgjegje që i shërbejnë shtetit të së drejtës dhe jo shtetit partiak.

Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.”-shkruan Basha.

Kujtojmë se në vendimin e arsyetuar të gjykatës së Durrësit, thuhet se regjistrimi i Bindjes Demokatike në zgjedhjet e 30 qershorit është bërë në shkelje të ligjit. Kësisoj kandidatja e BD në qarkun e Durrësit s’mund të quhet legjitime, duke sjellë kësisoj si ilegjitim të gjithë fletën e votimit mbi të cilën kanë votuar qytetarët e Durrësit më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat