Denaj: Formalizimi i biznesit, i shërbën konkurrencës së ndershme - Bota Sot
Denaj: Formalizimi i biznesit, i shërbën konkurrencës së ndershme

Shqipëria

Denaj: Formalizimi i biznesit, i shërbën konkurrencës së ndershme

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:25
Anila Denaj

Shtimi i rasteve të bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor ka sjellë dhe nisjen e Zbatimit të planit për luftën kundër informalitetit. Shqetësimi është shprehur nga kryeministri Edi Rama ndërsa Ministrja e Financave Anila Denaj ka dalë në terren për inspktimin e bizneseve. Nga ana tjetër, qytetarët pranojnë se kryesisht në bizneset e vogla, nuk u jepet kupon për mallrat që blejnë.

"Jemi në kushtet kur dhënia dhe marrje e kuponit është rikthyer në nivelet më të ulëta përpara sesa të niste lufta shumë e vështirë, por e domosdoshme kundër informalitetit."

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shtimin e rasteve të bizneseve që nuk lëshojnë kuponin tatimor, Ministrja e Financave Anila Denaj ka dalë për inspektime në terren. Ajo bëri thirrje për formalizim të biznesit, në emër të konkurrencës së ndershme.

Denaj: Në mungesë të respektimit të ligjit ajo gjobë do të vendoset pasi është në të mirë të konkurrencës së ndershme dhe në respekt të punës tuaj.

Por në një pjesë të bizneseve, kryesisht atyre të vogla, të cilat janë të pozicionuara në periferi apo larg zonave kryesore të Tiranës, informaliteti vijon të jetë prezent. Sipas qytetarëve, parukeritë, qendrat estetike, dyqanet me produkte ushqimore apo kafenetë e lagjeve janë disa prej bizneseve ku thonë nuk marrin kupon tatimor.

Në takimin e zhvilluar me drejtuesit e tatimeve, kryeministri ka paralajmëruar se ndëshkimi I bizneseve që nuk japin kupon tatimor do të penalizohet deri me mbyllje të aktivitetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...