Skadimi i mjeteve identifikuese/ Lleshaj - qytetarëve: Nxitoni sot, që të mos befasoheni nesër

Shqipëria

Skadimi i mjeteve identifikuese/ Lleshaj - qytetarëve: Nxitoni sot, që të mos befasoheni nesër

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:34
Ilustrim

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një postim në twitter ka risjellë edhe një herë në vëmendje për qytetarët shqiptarë afatet e skadimit të mjeteve identifikuese, karta identiteti apo pasaporta.

Lleshaj njofton se nga fillimi i tetorit dokumentet që skadojnë nuk do të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”.

Një shqetësim të tillë e shprehu ditën e djeshme në një njoftim edhe Autoriteti i Aviacionit Civil.

Reagimi i këtij të fundit erdhi pasi ishin konstatuar shumë raste të pasagjerëve që u ishte anuluar udhëtimi për shkak të skadimit të afatit të dokumentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat