ZGJIDHJA: Projekti për zgjidhjen e krizës është gati, duhet vetëm të pranohet - Bota Sot
ZGJIDHJA: Projekti për zgjidhjen e krizës është gati, duhet vetëm të pranohet

Shqipëria

ZGJIDHJA: Projekti për zgjidhjen e krizës është gati, duhet vetëm të pranohet

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:12
Koço Kokëdhima

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga z. Koço Kokëdhima ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, ku shpreh shqetësimin se si dy partitë opozitare ende nuk kane një projekt për të dalë nga kjo krizë ciklike që po shkatërron vendin.

“ZGJIDHJA vëren me shqetësim se PD-LSI, ende nuk kanë një projekt për të dalë nga kriza ciklike që po shkatërron vendin. Ato janë ngujuar në të njëjtat llogore si më parë: te e drejta kushtetuese e protestës, denoncimeve dhe retorikës anti-qeveri, apo një date të re zgjedhjesh vendore të dekretuar nga kreu i shtetit”.

 “ZGJIDHJA përsërit se vendi nuk ka kohë për të humbur, as për pushimet e verës dhe as për mungesë të vizionit dhe të strategjisë që duhet ndjekur për të zgjidhur krizën politike dhe ekonomike, që është thelluar pas votimeve njëpartiake të 30 qershorit,” shkruan ndër të tjera në deklaratë partia ZGJIDHJA.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Projekti për zgjidhjen e krizës është gati, duhet vetëm të pranohet

Kryetari i PD-së, Basha, tha dje se aksioni opozitar do të vazhdojë me protesta, denoncime dhe me shpalosjen e programit të opozitës fokusuar kryesisht tek ekonomia. “Është koha të ndizen dritat e shpresës. Ne do të vazhdojmë me një vazhdim të qëndresës, denoncime, protestat por dhe planin tonë për të ndryshuar vendin”.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, u tha mbështetësve të saj në Durrës se muajt korrik dhe gusht nuk do të jenë pushim, por punë për të përgatitur zgjedhjet që mbahen në 13 tetor sipas dekretit të Presidentit dhe se nuk kishte frikë të hynte në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër.

‘Zgjidhja’ vëren me shqetësim se PD-LSI, ende nuk kanë një projekt për të dalë nga kriza ciklike që po shkatërron vendin. Ato janë ngujuar në të njëjtat llogore si më parë: te e drejta kushtetuese e protestës, denoncimeve dhe retorikës anti-qeveri, apo një date të re zgjedhjesh vendore të dekretuar nga kreu i shtetit.

‘Zgjidhja’ përsërit se vendi nuk ka kohë për të humbur, as për pushimet e verës dhe as për mungesë të vizionit dhe të strategjisë që duhet ndjekur për të zgjidhur krizën politike dhe ekonomike, që është thelluar pas votimeve njëpartiake të 30 qershorit.

PD-LSI dhe të gjitha forcat politike, nëse duan ndryshimin real të vendit, e kanë projektin e zgjidhjes së krizës: pa komplekse dhe drojë dhe të marrin Paktin Kombëtar të propozuar prej 3 muajsh nga partia ‘Zgjidhja’, apo Platformën e Lirisë së prezantuar prej saj një muaj më parë. Të mos kenë frikë që t’i bashkohen shndërrimit rrënjësor të vendit, me anë të reformës kushtetuese dhe zgjedhore, me rivendosjen e sovranitetit tē popullit dhe të lirive republikane, me kufizimin e mandateve duke nisur që nga kreu i shtetit, deri te krerët e pushtetit vendor etj. Të kuptojnë se nga rikthimi i lirive politike do të vijnë liria ekonomike dhe prosperiteti.

‘Zgjidhja’ mbështet apelin e sotëm të kreut të shtetit, Meta, se vendi ka përpara një datë tepër të rëndësishme për të ardhmen, 17-18 tetorin 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë. Një ‘jo’ ndaj Shqipërisë dhe një ‘po’ për Maqedoninë e Veriut në këtë rrugëtim, do të ishte një dramë për vendin, me pasoja afatgjata në procesin e integrimit të vendit në BE.

Data e 13 tetorit, dekretuar nga kreu i shtetit për zgjedhjet vendore, është e pavlerë pa zbatuar një projekt për reformat e domosdoshme dhe gjithëpërfshirëse. Projekti është gati. Ai vetëm duhet pranuar dhe vënë në zbatim, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve dhe në të mirë të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...