Sipërmarrësi: Zhurmat, zgjedhjet të bëhen në dhjetor, këtë bukë kemi

Shqipëria

Sipërmarrësi: Zhurmat, zgjedhjet të bëhen në dhjetor, këtë bukë kemi

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:28
Altin Prenga

Altin Prenga, sipërmarrësi i agroturizmit “Mrizi i Zanave” i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se zhurmat e protetave dhe zgjedhjeve kanë sjellë anulime.

Prenga propozoi që zgjedhjet apo të gjitha zhurmat të bëhen në sezonin e dimrit për të mos i hequr bukën, biznesit.

Altin Prenga: Unë e kam krijuar brendin tim, por realisht kam pasur shumë anulime me email, kam pasur edhe shumë korrespondenca, me gazetarë që ky fenomen ka ndodhur. Kjo kolpoja e këtyre zhurmave që bëhen verës, por edhe thjeshtë zgjedhjet që shpresoj që në të ardhmen të shtyhen për dimër. Gjithë rrëmujat dhe protestat, ti bëjmë në dhjetor. Është gjynah. Këtë bukë kemi ne, nuk prodhojmë makina. Nuk kemi industri. Turizmi dhe fasoni na kanë mbet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat