Kujtime nga jeta përndjekjes në Shqipëri - Kampi i Interrnimit në Savër - Lushnje

Shqipëria

Kujtime nga jeta përndjekjes në Shqipëri - Kampi i Interrnimit në Savër - Lushnje

Nga: Beqir Sina Më: 17 korrik 2019 Në ora: 21:58
Foto

Në mesin e atyre që mbi-jetuan tre dekada të kaluara nga burgjet e kampet e punës në Shqipëri, Spiro Gjoka - nga Përmeti

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Papa Francis u prek nga angazhimi dhe dëshmia e besimit të Shqipërisë. "Duke kujtuar dekadat e vuajtjeve të egra dhe persekutimin e ashpër kundër katolikëve, ortodoksëve dhe muslimanëve, mund të themi se Shqipëria ishte një vend i martirëve: shumë peshkopë, priftërinj, burra e gra besimtarë dhe laikë paguan besnikërinë e tyre me jetën e tyre" tha Francis në një fjalim.

Më kujtohet si sot ajo ditë e vitit 1982, kur në fushën që e kishim mbrapa barangave në Savër, fushën që mblidheshim çdo ditë për t’u argëtuar , aty te kallamat i thonim ne - Spiro Gjoka, “Xhaxhoja” i cili ishte një burr me të vërtet fisnik, atëhere i të gjashtëdhjetave, në ritualin e tij të çdo mbrëmje - asaj shëtitjes së mbrëmjes, kur ktheheshim nga puna, me futi krahun dhe diç më tha, ashtu gojë ëmbël dhe plot mirësi, urtësi e mënçuri.

“Ne vetëm duhet të mbetemi gjallë! Beqir djali, ngase ne jemi ata që besojmë në Zot, dhe kemi përse për të jetuar!”.

Si çdo i ri, i asaj kohe, që ka përjetuar thellë në zemrën e tij, – presekutim komunist edhe sot e kësaj dite nuk arrita ta mësojë, atë se përse ma tha dhe çfarë desh të më thoshte…...Xhaxhoja!

Pikërisht, ato ditë të vështira mua më kishin marrë në burg xhaxhanë, me të cilin jetonim bashkë në një barangë dhe të njëjtën banes. Në një dhomë ishte xhaxhai im Musa me gruan Myrveten, dhe tre fëmijët, dhe dhomën tjetër, e kisha unë me nënën dhe gruan, atëhere sapo i martuar (katër muaj).

Thashë, me vete se me siguri që më shumë “Xhaxhoja” ma tha këtë fjalë për të më dhënë “pak zëmër” dhe, të mos e përjetoja shumë shpirtërisht, atë burgojsjen e katërt të xhaxhait tim Musës, për agjitacion e propogandë Neni 55 -

Sepse, nga ajo bised që nisi si më lart, ai shumë shpejt humbi më pastaj në kujtimet e tij duke rrëfyer episode mbi jetën e burgut, atë të qelive të Burrelit, ku e kishte njohur xhaxhain tim Musën, dhe shumë prej tyre, nga ata të cilët kishin vdekur në burg, apo vdekur mbasi kishin dalë nga burgu…..

Kisha kohë që kisha menduar, dhe nuk mundesha pa e kujtuar Xhaxhon e kampit të interrnimit, në Savër.

Spiro Gjokën, i cili ishte ashtu i dashur dhe i respektuar për gjithë Savrën, jo vetëm për ne që jetonim në baranga e kashtës dhe kartoserës, por për gjithë savranjakët, të cilët si unë, ruajnë edhe ata kujtimet më të bukrura me Spiro Gjokën.

Vazhdimisht, me miqt e mi, bashkëvuajtësit, dhe, savaranjakët me të gjithë ata që u rritëm bashkë, u interseova të gjëjë më shumë infromacion për të, por ja që për-veçse dy tre shkrimeve për të dhe katër pesë fotografive, të Jutta Benzenberg - (Saver 1991) fotografes gjermane, që ka vizituar kampin e Savrës më 1991, ku tregohet se si e gjeti “demokracia” Spiro Gjokën në barangat e kampit të interrnimit në Savër, me Nënë Lekën(Lekania), nuk munda të gjejë tjetër.

Fotografitë e Jutta Benzenberg kishin shumë gjurmë që dukeshin, se si na gjeti demokracia. Aty dukeshin si ato pikëza të vogla loti - që kishin rrëshqitur nëpër vargat e pleqërisë dhe e kishin bërë edhe më fisnike, foton e tij njeriu, me atë kujtimin tim të pa harrueshem me Xhaxhon që: “Ne vetëm duhet të mbetemi gjallë! Beqir djali, ngase ne jemi ata që besojmë në Zot, dhe kemi për të jetuar!”.

Xhaxhon - Spiro Gjokën, e takova për her të fundit tre ditë para se të largohesha nga Savra dhe Shqipëria, më 17 Dhjetor, 1990, dhe, i thashë:

-Po e provojmë edhe një herë, mbasi “dështova” dhe shkova me vonesë në Tiranë, kur u hapën ambasadat.

Xhaxho u mallëngjye me të vërtet.

-”Beqir, – më tha: “Ti ke për ikur dhe shëndosh e mirë, sepse me ty dhe familjen tënde , gruan dhe fëmijët “Janë lutjet e Nanë Hanes, lotët e nënës tëndë, që megjithëse përjetojë gjithë atë dhimbje, asnjëher ajo, “me buk e pa buk, këmbë zbathur sture fushave të Myzeqes, u rriti ju duke ju lutur për çdo ditë Zotit - e asaj Kishës së Laçit. Edhe,kështu besoj që sot me ty dhe familjen tënde vërtet që janë lutjet e lotët e saj."

 

Aty më përqafoi dhe më puthi në kokë, dhe nuk foli më……..!

U ndamë për të mos u parë më - sepse, kur unë shkova për her të parë mbas 17 vjetëve në Shqipëri, Nën Lekja( Lekania) dhe Xhaxhoja - Spiro Gjoka, kishte vdekur…..!

Spiro Mimi Gjoka lindi ne Permet ne vitin 1923 Më 21 shkurt viti1969, është dënuar për "agjitacion e propagandë", me 6 vjet burg (Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 11, Fl. 273-274)

Ndërsa, në memoarët në rrjetin social të internetit, lexova edhe një rrëfim të Spiro Gjokaës, i cili në vitet e demokracisë ka rrёfyer edhe miqsinё me Padёr Meshkallёn (1991)

Zoti Gjoka, kur dhe ku jeni njohur me padёr Pjetёr Mёshkallёn? Nёse s’gabohem, nё mars tё vitit 1970… Mbi 50 tё burgosur transferoheshim me autoburg nga Kampi i Spaçit nё Kampin e Vlorёs.

Mbas formaliteteve tё kontrollit e tё stërkontrollit që ishin krejt tё zakonshme, u ndamё nё kapanone, na caktuan vendfjetjet, brigadat e punёs, tavolinat e ngrёnies, batanijet e gjithçka tjetёr.

Pas disa ditёsh e shoh vёllanё tim, Sotirin tё arrestuar para meje, tek bisedonte me njё plak tё imët, bile tepёr tё imёt, por jo fort tё thinjur.

Mё bёri pёrshtypje sjellja dhe afrimiteti i tij me kёtё njeri. Kur e pyeta pёr tё, ai mё tregoi se ishte Padёr Mёshkalla, pёr tё cilin nё tё vёrtetё kisha dёgjuar shumё, por qё s’kisha arritur ta njihja.

Hyra në hollësi, tё dija si e kish njohur ai, si qe krijuar gjithё ajo afёrsi qё mё bёri pёrshtypje. Vёllai mё mё tregoi, se qe njohur nё dhomёn Nr.8 tё Burgut tё Tiranёs, e cila quhej ndryshe dhe “dhoma e armiqve”…

Aty sipas praktikave tё asaj kohe, bёhej grumbullimi nga gjithё burgjet dhe më pas bёhej shpёrndarja nёpёr kampe. Duke qёnё se im vlla ishte mё i ri dhe i pёrballonte mё lehtё vёshtёrsitё dhe tё ftohtit e birucёs, dhe meqё ishte i pajisur mё mirё nga shtёpia me ushqime dhe veshmbathje, pat treguar njё kujdes tё veçantё pёr at plak nё kushtet e vёshtira tё birucёs, gjё pёr tё cilёn ai i qe mirënjohёs.

Kёshtuqё ata ishin lidhur me njё respekt reciprok ndaj njёri tjetrit. I shihja qё rrinin shpesh bashkё, shёtisnin bashkё nёpёr pajtoz, ktheheshin bashkё nga puna, kështu edhe mua m’u dha rasti tё njihesha me tё.

Faktikisht, unë kisha dёgjuar shumё pёr padёr Mёshkallёn, jo vetёm nga klerikёt tё cilёt ishin me shumicё nёpёr burgje, e me shumё prej tё cilёve kisha miqёsi e njohje si dom Mark Hasi, dom Nikollё Mazreku, dom Mikel Koliqi, dom Ndoc Sahatçia, por edhe nga njerёz tё thjeshtё, dhe njerёz mё kulturё.

Tё gjthё flisnin me respekt tё thellё e konsideratё tё veçantё pёr tё.

Flija pёrbri njё prifti tё paralizuar, emri tё cilit tani nuk po mё kujtohet.

Pёr ne mё tё rinjtё, qe njё ligj i pashkruar, hyzmeti dhe pёrkujdesja pёr mё tё vjetrit dhe tё sёmurёt.

Padёr Mёshkalla mё kishte vёnё re pёr kujdesin qё tregoja ndaj atij plaku dhe sё bashku me vёllanё tim Sotirin, m’u afrua duke mё falenderuar.

Qё nё bisedёn e parё me tё u vёrtetuan shumë prej atyre qё thuheshin pёr te.

Kёshtu qё prej asaj dite kisha hyrё dhe unё nё rrethin e madh tё miqve tё tij.

Takoheshim shpesh diskutonim pёr probleme tё ndryshme, pranё tij edhe pse çdo ditё burgu ёshtё e gjatё, koha kalonte pa u ndjerё.

Nё burgun e Vlorёs ne njiheshim mirё me njёri tjetrin, megjithatё bashkё mbanim mё pak lidhje, sepse ishin mё tё shumtё tё rinjtё qё kёrkonin tё plotёsonin kulturёn e tyre nga ndejtja me Padёr Mёshkallёn, ishin tё shumtё ata qё mësonin gjuhё tё huaja dhe pёr gjithçka u duhej tё konsultoheshin me tё kёshtu qё unё nuk dёshiroja ti “haja” kohё nё punёn e tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat