Murrizi: Kodi Penal 'i arnuar', për pazare të pista politike

Shqipëria

Murrizi: Kodi Penal 'i arnuar', për pazare të pista politike

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 12:01
Myslym Murrizi

Deputeti, Myslym Murrizi është shprehur se nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Penal.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Murrizi tha se jemi i vetmi vend ku ndryshimet në Kodin Penal bëhen sipas interesave të shumicës parlamentare.

Ndërsa i konsideroi ndryshimet në Kushtetutë si pazare të pista politike.

Myslym Murrizi: "Ndoshta jemi i vetmi vend që në 24 vite mbajmë një Kod Penal dhe bëjmë arnime sipas situatave të momentin që na dalin dhe sipas interesave të shumicës parlamentare që ka qenë në këtë sallë. Jemi i vetmi vend që mbajmë një Kod Penal që nga '95 dhe për pazare të pista të kësaj politike kemi ndryshuar dy herë rresh Kushtetutën.

Ligjin themeltar të këtij vendi, një herë me referendumin e famshëm të '98 dhe një herë me marrëveshjen e prillit të 2008-ës ku nga Balla na u tha që ishte gjëja më e mirë e q është realizuar në këto ndryshime kushtetuese të para 10 viteve dhe që nuk heq dorë kjo mazhorancë nga ky sistem i kalbur politik që ka zanafillën nga ai sistem bastard zgjedhor që në këtë sallë njerëz që nuk i lidh asgjë me qytetarët dhe që nuk kanë provuar shijen e votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat