Arrestohet në Rinas shkodrani me 2 emra, i zbulohet dënimi me 12 vite në Itali

Shqipëria

Arrestohet në Rinas shkodrani me 2 emra, i zbulohet dënimi me 12 vite në Itali

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia në Rinas, pasi rezultoi të ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafik të drogës.

40-vjeçari, Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, rezulton i dënuar nga drejtësia italiane me 12 vjet burg.

Shërbimet e Komisariati të Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas verifikimeve të imtësishme të bërë në sistem të të dhënave të 40-vjeçarit, i cili kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali, kanë bërë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi në Itali .

Domi Vuksani ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi Gjykata e Firences/Itali e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat