Zgjedhjet në Lezhë, PD padit komisionerët dhe numëruesit

Shqipëria

Zgjedhjet në Lezhë, PD padit komisionerët dhe numëruesit

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 14:14
Ilustrim

Partia Demokratike ka hedhur në gjyq komisionerët dhe numëruesit e zgjedhje të 30 qershorit në Lezhë.

Padia e PD është ngritur në prokurorinë e Lezhës.

Kallëzimi është ngritur për veprat penale të 'Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, "Falsifikim i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve","Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor","Shkelja e fshehtësisë së votimit","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Kanosja e zgjedhësit","Votimi m shumë se një herë ose pa u identifikuar","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve","Kanosja e zgjedhësit".

PD në padi kërkoi kryerjen e një hetimi të gjithanshëm, sipas tyre, mbi veprimet e rënda të kryera për mbarëvajtjen e procesit të votimit të paligjshëm në kundërshtim me dekretin e Presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat