Zgjedhjet e 30 qershorit, kaos me vendime gjykatash

Shqipëria

Zgjedhjet e 30 qershorit, kaos me vendime gjykatash

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:12
Foto

Gjykata e Durrësit nuk i njohu 3 vendimet e Komisionit Qendror të zgjedhjeve ditën e mërkurë, me argumentin se Bindja Demokratike ishte regjistruar si subjekt zgjedhor jashtë afateve ligjore.  Për këtë, ish- kreu I Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, thotë se KQZ ka shkelur ligjin.

Ndërkohë juristi Saimir Visha, thotë se me mos dhënien e vërtetimit nga Gjykata e Durrësit kandidates fituese si kryeshkiake në qytetin bregdetar, është shkelur ligji.

“Vendimi i Shkallës së Parë të Durrësit është në shkelje flagrante të ligjit pasi nuk mund të kemi disa qëndrime apo disa gjyqtarë apo Gjykata. Ligji është i njejtë si për Gjykatën e Durrësit, si për Gjykatën e Tiranës, Elbasanit, e me radhë. Nuk mund të marrë kompetencë lëndore Gjykata e Durrësit, kompetencë që e ka Kolegji Zgjedhor”, tha Visha.

Kume shprehet se për procesin zgjedhor dhe problematikat e tij, duhet të jetë gjykata kushtetuese ajo që duhet të vendos.

“Të gjitha që këto që ndodhën në këtë proces zgjedhor, në gjykimin tim duhet ta marrin zgjidhjen vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Ajo vendos nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo”, tha Kume.

“Nuk ka lidhje Gjykata e Shkallës së parë pas zgjedhjeve për të verifikuar nëse data e zgjedhjeve ishte e ligjshme apo jo. Nuk ka të drejtë që të vërtetojë faktin nëse subjekti është fitues apo jo i zgjedhjeve”, shtoi Visha.

Para dhe pas 30 qershorit gjykatat kane dhënë një sërë vendimesh për zgjedhjet. Nga Regjistrimi i Bindjes Demokratike, njohja e 30 qershorit nga Kolegji, ndërsa Gjykata e Durrësit e rrezoi procesin për këtë qytet, kurse ajo e Tiranës tha se nuk kishte kompetence që të shprehej për mandatin e kryebashkiakut të Vorës. Ndërkohë një pjesë e mirë e kryebashkiakeve të  zgjedhur kanë marre vërtetimin e mandateve, edhe në rastet kur përballë kane patur kandidat te Bindjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat