Kuvendi miraton 2 koncesionet prej 328 milionë euro

Shqipëria

Kuvendi miraton 2 koncesionet prej 328 milionë euro

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 20:33
Kuvendi i Shqipërisë

Në seancën e fundit planare të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë u miratuan edhe 16 projektligje.

Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekëve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve. Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.

Ndërsa mori dritë jeshile ndërtimi i dy rrugëve Milot-Ballderen dhe Orikum-Llogara me Partneritet Publik Privat.

Ndërkohë që opozita përmes Albana Vokshit tha se këto dy rrugë janë pjesë e një projektit kriminal 1 miliard euro duke e shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Partneriteteve Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pa kërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.

Ndërkohë propozimi i Presidentit për Petraq Milon në krye të KLSH-s si dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë u shtynë për në shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat