Ruçi kapet me Spiropalin në parlament, Majko bën rolin e “kryeministrit”

Shqipëria

Ruçi kapet me Spiropalin në parlament, Majko bën rolin e “kryeministrit”

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 22:14
Gramoz Ruçi dhe ministrja Elisa Spiropali

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrja Elisa Spiropali janë fotografuar teksa debatonin sot në parlament.

Ndërsa, në mungesë të kryeministrit Edi Rama, ka qenë Pandeli Majko, ministër i Diasporës, që ka marrë “drejtimin” e Qeverisë.

Majko ka qenë në qendër të diskutimeve me kolegët e tjerë.

Image

Në të fundit seancë plenare të Parlamentit për këtë legjislaturë u miratuan 16 projektligje. Parlamenti miratoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekve, e policëve përfshi krimet që lidhen me dhunën në sport sikurse për falsifikatorët e ushqimeve.

Socialistët u tërhoqën nga amendamenti deputetit Ervin Bushati për krimet zgjedhore.

Ndërtimi dy rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum – Llogara me Partneritet Publik Privat mori dritën jeshile nga Parlamenti. Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në ligjin e Partneritetit Publike Private përmes të cilave kufizohen propozimet e pa kërkuara për rrugët nacionale, heqja e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e financave.

Image

Ndërkohë propozimi i Presidentit për Petraq Milon në krye të KLSH-s si dhe ai i 28 deputetëve për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë u shtynë për në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat