Adoleshenti kamerier, 16 vjeçari: Do punoj jo vetëm në verë, por edhe kur të nis shkollën

Shqipëria

Adoleshenti kamerier, 16 vjeçari: Do punoj jo vetëm në verë, por edhe kur të nis shkollën

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:38
“Sa mbarova shkollën nisa direkt punë. E kisha me shumë dëshirë, nuk ndjej fare lodhje”, thotë Klejvi.

Kapuçino ime më shijoi shumë këtë herë, thotë gazetarja Juli Ristani, edhe për faktin që e shërbente Klejvi. Sapo ka mbushur 16 vjeç. Nuk priti gjatë, por nisi të punonte si kamarier.

“Sa mbarova shkollën nisa direkt punë. E kisha me shumë dëshirë, nuk ndjej fare lodhje”, thotë Klejvi.

Ditët e para ishin pak të vështira për adoleshentin.

“Kisha pak problem me tabakanë, si të vendosja filxhanët e gotat, si t’ua servirja klienteve, por mësova shpejt. Po mbledh para për shkollën e lartë qe dua ta bëj jashtë Shqipërisë”, thotë 16 vjeçari.

Nuk e ka vendosur ende se ku do ta vazhdojë shkollën e mesme, gjimnaz apo shkollë profesionale. I pëlqen shumë profesioni i kuzhinierit.

“Më pëlqen se është profesion premtues, më pas mund të kesh lokalin tënd jashtë, ose edhe në Shqipëri. Rrogën e parë e çova në shtëpi, por ata m’i dhanë dhe me to bleva rroba. U ndjeva shume mirë, se ishin me djersën time”, thotë ai.

E racionon shumë mirë kohën. Shokët nuk i lë pas dore, ka kohë për të gjitha thotë. “Më mirë të punosh sesa të shoqerohesh me më të mëdhenj se vetja dhe të marrësh rrugë të keqe. Është më mirë të punosh. Do vazhdoj të punoj edhe kur të nis shkollën e mesme”, thotë Klejvi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat