Temperatura në rritje dhe shtrëngata në disa zona/ Ja parashikimi i motit për nesër

Shqipëria

Temperatura në rritje dhe shtrëngata në disa zona/ Ja parashikimi i motit për nesër

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Parashikimi i motit e premte 19 Korrik, sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e premte, dt.19), në përgjithësi, nuk priten reshje.

Vetëm gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve (sidomos ato malore), mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale). me e mundshme gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 30 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 15 / 28 °C

ERA

Nesër (e premte, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pasditeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat