Ksamil/ Kallëzohet penalisht, theu xhamin e makinës që po i prishte objektin pa leje - Bota Sot
Ksamil/ Kallëzohet penalisht, theu xhamin e makinës që po i prishte objektin pa leje

Shqipëria

Ksamil/ Kallëzohet penalisht, theu xhamin e makinës që po i prishte objektin pa leje

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:16
Ksamil

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjatë prishjes së një objekti pa leje në Ksamil njoftoi se ka ndodhur një incident.

Në një njoftim të saj IKMT sqaron se, një prej poseduesve të objektit, i është afruar makinës së IKMT tip furgon që gjendej e parkuar disi larg objektit, dhe e ka goditur me mjete të forta duke thyer dy xhamat e saj.

Brenda makinës nuk ka pasur asnjë person.

Ai është ndaluar menjëherë nga forcat e policisë, ndërkohë që IKMT ka kryer kallëzimin penal.

IKMT sqaron se është në krye të detyrës, në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territorit publik.

“IKMT ka përgjegjësitë e saj përpara ligjit dhe publikut. Po ashtu edhe qytetarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre para ligjit dhe bashkëqytetarëve. Nuk e kanë fajin as makinat e IKMT dhe as inspektorët e saj pse dikush kapet në shkelje të ligjit dhe pretendon se po i bëhet padrejtësi. IKMT do të vijojë punën e saj. Ftojmë qytetarët të bëhet pjesë e zgjidhjes për hapësirat e përbashkëta publike, jo pjesë e problemit”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...