Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen, e kalojnë natën te Teatri Kombëtar - Bota Sot
Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen, e kalojnë natën te Teatri Kombëtar

Shqipëria

Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen, e kalojnë natën te Teatri Kombëtar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:28
Qytetarët te Teatri Kombëtar

Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qëndruar një grup qytetarësh,

duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrazjen fshehurazi të tij.

Aleanca kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundësin vënien në skenë të pjesëve shfaqjeve.

Boshatisja e ngadaltë, pa rënë në sy dhe pa bërë zhurmë e Teatrit Kombëtar, do ta bënte më të thjeshtë prishjen e tij, thonë qytetaët.

Por përfaqësues të Aleancës dhe të opozitës, si Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, kanë qëndruar gjatë gjithë natës tek Teatri, ku qytetarë të tjerë janë solidarizuar me ta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...