KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Çano

Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Petrit Çano

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 09:28
Petrit Çano

KPK ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano. 

Pas vlerësimit të bërë nga KPK, rezultoi se prokurori Çano i kalon tre kriteret për vettingun.

Në seancën dëgjimore Çano është vlerësuar pozitivisht për pastërtinë e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara nuk ka gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.

Për profesionalizimin, Çano është vlerësuar shumë mirë nga Prokuroria e Përgjithshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat