CNN pasqyron historinë e shqiptarit: Si u detyrua të mbillte hashash në Britani, ka frikë se shefi i tij do të hakmerret

Shqipëria

CNN pasqyron historinë e shqiptarit: Si u detyrua të mbillte hashash në Britani, ka frikë se shefi i tij do të hakmerret

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:28
I riu nga Shqipëria

Televizioni prestigjioz, CNN, ka transmetuar një kronikë të shkurtër ku tregohej historia e një shqiptari në Britani i cili ishte detyruar të mbillte kanabis.

Sipas kronikës, shqiptari i cili jetonte përherë me frikë, kishte shkuar në Britani në mënyrë klandestine, duke paguar shumë para për rrugën e ndërsa e vetmja mënyrë mënyrë për të paguar borxhin mbetej vetëm ajo e mbjelljes së drogës.

‘Shumë vjet më parë, im atë pësoi një aksident. Kështu që unë isha i detyruar që të dërgoja para në shtëpi. Kam dërguar aq sa kam mundur. Njoha dikë këtu që quhej Salam.

Nëse i hyn kësaj rruge, nuk ka më alternativë tjetër. Duhet të merresh me këtë gjë. Nuk kam kushte, më duhet të paguaj borxhin, paratë që kam paguar për të ardhur këtu. Ndonjëherë mua ma vlen më tepër të jem në burg e të deportohem sesa në këtë lloj jete’, tregon i riu nga Shqipëria.

Shqiptari shprehet se pasi ishte marrë 3 muaj me tregti droge në Britaninë e Madhe, policia e arrestoi atë. Ai thotë se policët ishin sjellë mirë gjatë arrestit.

Më tutje, shqiptari thotë se ka frikë se mos edhe kur të kthehet në Shqipëri, bosi i tij i drogës mund të hakmerret, pas bashkëpunimit me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat