Pas kërkesës së PS, Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos

Shqipëria

Pas kërkesës së PS, Gjykata e Durrësit vërteton mandatin e Valbona Sakos

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 14:04
Valbona Sako

Gjykata e Durrësit ka vërtetuar mandatin e Valbona Sakos si kryebashkiake të re të qytetit bregdetar.

Vërtetimi i mandatit erdhi pas kërkesës së PS për të njohur mandatin, duke i rishqyrtuar çështja me një gjyqtar tjetër

Pas kërkesës së PS, çështja u rishqyrtua me gjyqtarin Shpëtim Rekën.

Image
Image

Dy ditë më parë, Gjykata e Durrësit shpalli të pavlefshëm procesin e 30 qershorit, duke rrëzuar kërkesën e përfaqësueses socialiste në bashki, Valbona Sako, për njohjen e mandatit. Gjyqtarja, Mimoza Margjeka, argumenton se Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afateve ligjore, gjë që e bën nul edhe 30 qershorin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat