Gjobat për pyjet nuk mblidhen, KLSH: Loja me gjykatat, subjektet dhe individët i apelojnë - Bota Sot
Gjobat për pyjet nuk mblidhen, KLSH: Loja me gjykatat, subjektet dhe individët i apelojnë

Shqipëria

Gjobat për pyjet nuk mblidhen, KLSH: Loja me gjykatat, subjektet dhe individët i apelojnë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Shqipëria ka sipërfaqe të njëjtë të fondit pyjor si vite më parë por jo më pyje brenda tyre, pasi volumi i tyre ka pësuar rënie drastike sipas auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

“Për periudhën e auditimit 2016-2018 Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit ka vendosur 223 gjoba për shkelësit e ligjit në sektorin e pyjeve nga të cilat vetëm 29 prej tyre janë paguar. Nëse do të flasim për vlerë financiare nga 169 milionë lekë janë paguar vetëm 2 milionë lekë”, thotë Miranda Berko, audituese.

Vjelja e gjobave nga Inspektoriati nuk është realizuar, pasi subjektet apo individët që kanë prerë drutë kanë apeluar vendimin në gjykatë. Dhe ku kjo e fundit ka bërë interpretime të ndryshme për të njëjtën çështje.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit të kryejë një marrëveshje me ministrinë e Drejtësisë në mënyrë që ekzekutimi I gjobave të pavjela të procedohet më shpejtë si dhe të mos mbeten thjesht në letër”, thotë Berko.

Qarku i Elbasanit, Shkodrës dhe Korçës përmban subjektet më problematike që kanë keqpërdorur fondin pyjor.

Ndërkohë që për më shumë se 3 dekada nuk kryhet procesi i  iventarizimit të fondit pyjor.

“Iventari më i fundit zyrtar dhe i pranuar është iventari i vitit 1985, ndryshimet e të cilit në harkun kohor gjatë këtyre viteve deri sot nuk ka ku të reflektohen për të patur një bilanc real se sa fond pyjor sot gëzon Shqipëria që në fund përkthehet  sa vlerë financiare ka qeveria në dispozicion për të shfrytëzuar për popullatën”, thotë Berko.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...