Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të policisë - Bota Sot
Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të policisë

Shqipëria

Ekspozuan arsenalin e armëve në Elbasan, SHÇBA pezullon 4 drejtues të policisë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 18:59
Bilal Semanaj

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) njofton se ka pezulluar nga detyra katër punonjës policie në nivel drejtues. Ata akuzohen se kanë ekspozuar një arsenal armësh të sekuestruar në qytetin e Elbasanit.

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitoni, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Edi GJyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Hasani, 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...