Qëlloi gruan me thikë për vdekje, 37 vjeçari gjendet i mbytur. Policia e Durrësit jep detaje

Shqipëria

Qëlloi gruan me thikë për vdekje, 37 vjeçari gjendet i mbytur. Policia e Durrësit jep detaje

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:41
Ardian Kuka me gruan

Pasi ka vrarë gruan me thikë, 37 vjeçari Ardian Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në det. Trupi i pajetë i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në Sektorin Rinia në Durrës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe automjeti me të cilën dyshohet se u largua nga vendi i krimit të rëndë, i ndodhur një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat