Ngacmimet seksuale/ 12% e fëmijëve viktimë, abuzimet sjellin pasoja të rënda në shëndetin e tyre - Bota Sot
Ngacmimet seksuale/ 12% e fëmijëve viktimë, abuzimet sjellin pasoja të rënda në shëndetin e tyre

Shqipëria

Ngacmimet seksuale/ 12% e fëmijëve viktimë, abuzimet sjellin pasoja të rënda në shëndetin e tyre

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 16:34
Ilustrim

Ngjarja e Durrësit ku një 8 vjeçare u tentua të abuzohej seksualisht nga disa të rinj brenda ambienteve të shkollës ka kthyer në vëmendje fenomenin shqetësues.

Gazetarja: Në Shqipëri mungojnë të dhënat e sakta, por sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktime e abuzimeve seksuale.

Në gjysmën e parë të këtij viti nuk kanë munguar rastet tronditëse. Një ndër ta ishte në qytetin e Kavajës ku një e mitur u abuzua nga 7 adoleshentë, apo rasti i pak ditëve më parë ku një vajzë është abuzuar seksualisht nga i ati për tri vite.

Ndërkohë për vitin 2018 janë regjistruar 5 raste, nga të cilët 1 rast abuzimi në shkollë ndërsa 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet.

 Në 50 %  të rasteve të raportuara viktimat kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Gazetarja: Por cilat janë pasojat që shkaktojnë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmijëve abuzimet seksuale?

Si ngacmimi ashtu edhe abuzimi seksual ndikon në zhvillimin e vlerësimit për veten, dëmton zhvillimin e personalitetit, socializimin me të tjerët si në moshë fëmijnore por edhe në moshën e adoleshences dhe moshën madhore.

Vetmia, niveli i testosteronit i lartë rrit rrezikun e sjelljeve provokative seksuale, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe shtatëzanitë e padëshiruara. Tek djemtë vihen re të njejtat simptoma fizike dhe ndryshime hormonale dhe më tepër sjellje agresive në shkollë, familje dhe probleme të vëmendjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...