Basha: Varfëria vjen prej grabitjes që po bën Rama me një grusht hajdutësh - Bota Sot
Basha: Varfëria vjen prej grabitjes që po bën Rama me një grusht hajdutësh

Shqipëria

Basha: Varfëria vjen prej grabitjes që po bën Rama me një grusht hajdutësh

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 18:50
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Kurbini i shprehu demokratëve mirënjohjen që bashkë me qytetarët e tjerë, u bënë pjesë e refuzimit më 30 Qershor, duke krijuar shumicën absolute “Rama ik”.

Në takimin informal me strukturat e PD në Laç, kreu i opozitës theksoi gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve si arsyen e dytë të madhe për refuzimin e regjimit të Ramës.

Basha theksoi se varfëria, papunësia, mungesa e mundësive në jetë, vjen prej grabitjes dhe plaçkitjes që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht hajdutësh.

Basha: 1 në 3 familje nuk mbyll dot muajin, me shpenzimet për ushqimet bazë. Papunësia ka arritur në shifra rekord dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten. Shqipëria po plaçkitet dhe po shkatërrohet nga Edi Rama me një grusht biznesmenësh grabitqarë që ndajnë paratë dhe pasuritë me njëri tjetrin. E gjithë ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Janë një grusht njerëzish të pamëshirshëm, biznesmenë parazitarë dhe grabitqarë, që nuk prodhojnë, nuk krijojnë nuk punësojnë por vetëm vjedhin dhe grabisin mundin, djersën, pronat e shqiptarëve në bashkëpunim me Edi Ramën. Edi Rama dhe këta oligarkë grabitqarë nuk bëjnë asgjë për njejrëzit e thjeshtë: ata vetëm vjedhin me koncesione, me PPP, me tendera, me leje ndërtimi, me ligje special dhe me çdo mënyrë që munden. Ata nuk lejojnë asnjeri tjetër të krijojë, të konkurojë, të ndërtojë, të provojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...