PD: Prokuroria të hetojë krimet elektorale të 30 Qershorit - Bota Sot
PD: Prokuroria të hetojë krimet elektorale të 30 Qershorit

Shqipëria

PD: Prokuroria të hetojë krimet elektorale të 30 Qershorit

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:22
Partia Demokratike

Partia Demokratike i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, të mos pengojë hetimet për krimet zgjedhore duke i shërbyer axhendës së saj personale për t’u emëruar Kryeprokurore.

Nëpërmjet një letre të datës 12 korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, deklaron se “organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184/2016 dhe 339/2017, por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit”.

Bardhi thekson se prokurorët duhet të ishin në krye të detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Ai i kërkon kryeprokurores Marku që t’i shërbejë interesit publik dhe axhendës europiane të vendit përpara axhendës së saj personale, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...