Zyrtarët e PD, në sitën e vettingut

Shqipëria

Zyrtarët e PD, në sitën e vettingut

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 16:58
Foto

Selia blu po kalon në sitë gjithë zyrtarët demokratë, përfshirën edhe anëtarët e këshillit kombëtarë. Formulari i vetëdeklarimit, i është shpërndarë gjithë strukturës, ndërsa pyetjet që kërkojnë përgjigje janë specifike dhe të detajuara.

Televizioni Ora, disponon formularin e vetëdeklarimit  me 13 faqe, që i kërkohet çdo zyrtari demokrat të plotësohet. 

Në të kërkohen  të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike. 

Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.  Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë  ndonjëherë i dënuar  me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar dhunës në familje, ndërsa zyrtarët demokrat duhet të japin përgjigje në qoftë se ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë  kërkesë për urdhër mbrojtje. 

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaji información nëse zyrtari  demokrat ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991.

Sepcifikisht në qoftë se kanë qenë anëtarë apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.

Zyrtarët demokrat duhet të deklarojnë veprimtarinë e tyre politike edhe nga viti 1991 deri në ditët e sotme. Ky proces, nga selia blu arsyetohet me faktin e  përditësimit   të dhënave ne databazën e Burimeve Njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat