Temperatura në rritje dhe pa reshje shiu/ Ja si nis java në Shqipëri

Shqipëria

Temperatura në rritje dhe pa reshje shiu/ Ja si nis java në Shqipëri

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 06:20
Ilustrim

Parashikimi i motit, e hënë 22 Korrik, sipas Insitutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Sot (e hënë, dt.22), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël.

TEMPERATURAT

Sot (e hënë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 32 °C

në vendet e ulëta: 22 / 35 °C

në vendet malore: 18 / 31 °C

ERA

Sot (e hënë, dt.22) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat