Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e BD për rezultatet në bashkinë Selenicë

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e BD për rezultatet në bashkinë Selenicë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:35
Foto

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e BD për rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershiorit në bashkinë Selenicë

Bindja Demokratike ankimoi për rezultatin e 5 bashkive asaj të Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit.

Kolegji Zgjedhor do shqyrtojë gjithashtu edhe ankimimin e Leonidha Hristos për Bashkinë Finiq

Fabjan Topollaj i Bindja Demokratike tha se janë evidentuar shkelje të rënda administrative, në votime dhe numërime.

Sipas tij këto shkelje janë dokumentuar nga vëzhguesit e Bindjes, edhe pse nuk kanë mundur të jenë të akredituat pasi KQZ nuk i ka pranuar. Topollaj  tha se KQZ nuk ka kthyer fare përgjigje edhe pse Kodi Zgjedhor është i qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat