Banorët e 3 fshatrave në Gjirokastër marrin dokumentin e tokës

Shqipëria

Banorët e 3 fshatrave në Gjirokastër marrin dokumentin e tokës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:08
Foto

Pas tokave bujqësore, pritet të nisë edhe regjistrimi i banesave në zonat rurale. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, gjatë një takimi me banorët në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, ku u shpërndanë certifikatat e pronësisë për tokat bujqësore në tre zona kadastrale, Taronina, Fushëbardha dhe Zhulati.

Bledi Çuçi: "Janë rreth 2500 pasuri që presin të certifikohen, janë në procedurat e fundit për tu plotësuar certifikatat. Janë 2500 pasuri në gjithë krahinën që do hynë në qarkullim civil. Ju do t’i keni në dorë për t’i përdorur, për t’u pasuruar më shumë, për ta zhvilluar më shumë dhe ne fund të fundit për qëllimin që duhet një pronë private. Ne kemi filluar edhe një proces tjetër shumë të rëndësishëm për ju që është regjistrimi i shtëpive."

Si pjesë e programit zhvillimor ‘100 Fshatrat’, Zhulati është një zonë e pasur me kullota dhe pyje, ndaj ministria synon politika për të shtuar krerët e të imtave në gjithë këtë zonë.

Regjistrimi i tokave bujqësore në Gjirokastër është një proces që po bëhet në  bashkëpunim mes Ministrisë së Bujqësisë me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat