Tradhtia bashkëshortore/ Italianët “kampionë” në Europë, norvegjezët të fundit, shqiptarët skeptikë - Bota Sot
Tradhtia bashkëshortore/ Italianët “kampionë” në Europë, norvegjezët të fundit, shqiptarët skeptikë

Shqipëria

Tradhtia bashkëshortore/ Italianët “kampionë” në Europë, norvegjezët të fundit, shqiptarët skeptikë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:32
Pas italianëve renditen spanjollet, Francezët, gjermanët e me radhë.

Italianët rezultojnë njerëzit që tradhtojnë me shumë në marrëdhënien bashkëshortore.

Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi, italianët rezultojnë të jenë njerëzit që tradhtojnë me shumë në marrëdhënien bashkëshortore, në Europe.

Sondazhi u realizua në 10 vende të Europës nga incontri-extraconiugali.com, një portal që merret me lidhjet jashtëmartesore.

Pas italianëve renditen spanjollet, Francezët, gjermanët e me radhë.

Njerëzit që tradhtojnë më pak, apo më besnikë në çift janë norvegjezët.

Po shqiptarët ku do të renditeshin?

“Me ato që shikojmë përditë ne renditemi edhe më para italianëve. Ne jemi të fshehtë”, thotë një djalë i ri.

“Unë njoh shumë raste tradhtish dhe në fund të ditës, në familje hiqen sikur gjithçka është normale. Ajo e shkreta është e fundit që e merr vesh”, shprehet një vajzë për TCh.

“Tranzicioni, emigrimi, varfëria të gjitha nxitin tradhtitë. Ku ka një vend që nuk tradhtojnë”, përgjigjet një tjetër zotëri.

Megjithatë, nuk merret parasysh sinqeriteti i treguar gjatë intervistimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...