Denoncimi: Buka pa cilësi, shitet edhe dy herë më tepër se çmimi real - Bota Sot
Denoncimi: Buka pa cilësi, shitet edhe dy herë më tepër se çmimi real

Shqipëria

Denoncimi: Buka pa cilësi, shitet edhe dy herë më tepër se çmimi real

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:28
Ilustrim

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar edhe njëherë, siç thotë ai, për mashtruesit që vjedhin edhe bukën e njerëzve. Pas denoncimit ai është përballur edhe me kërcënime.

“Ngrita dje problemin e bukës masive (standarde) që peshonte 700 gramë dhe kushton 80 lekë. Pronari i një furre, “Tito”, nuk ngurroi edhe të më ofendojë pse kisha shpifur ndaj furrtarëve.

“O Pallosh, nuk i ke parë furrat që të gjitha reklamojnë edhe çmimin edhe peshën e bukës?” – shkruajti ai, postim të cilin më pas e fshiu, me sa duket pasi ka parë raftet e furrës së tij.

Na fakt çfarë ndodh me këtë produkt bazë të tavolinës shqiptare? Së pari, në furën e këtij pronarit të revoltuar, “Tito”, fotot më poshtë janë bërë dje, nuk reklamohet as çmimi, as pesha e asgjë tjetër. Thjeshtë është një raft i mbushur me bukë të formave dhe përmasave të ndryshme. Ti i thua shitëses, me gisht: Dua atë bukën e gjatë, këtë katroren, këtë të rrumbullaktën, këtë të zezën e këtë të bardhën.

Një të tillë, e mora unë për 60 lekë. E pyeta se sa peshon dhe shitësja u habit.

-Di unë sa peshon, nuk i peshojmë bukët ne. Me peshë është vetëm ajo lart që bën 1.800 lekë kilja. E peshova dhe “ajo e rrumbullakëta” peshonte 500 gramë.

Në disa furra reklamohet vetëm emri dhe çmimi i bukës: “Bukë fshati”, “Buka e gjyshes”, “Bukë e zezë”, “Buke e bardhë”, “Bukë me maja”, “Bukë pa maja”, “Bukë gjermanë” e “Bukë angleze”. Në disa të tjera asgjë fare, as emër, as çmim, as pehsë.

Por çfarë duhet të reklamohet? Buka është ushqim dhe si e tillë, ajo duhet të ketë etiketën e vet:

1- Pesha

2- Çmimi

3- Përbërësit(Rrezja e miellit, konservantët, ngjyruesit etj)

Asnjëri nuk i reklamon, por sajojnë emëra çfarëdo e u vënë çmime si tu teket. Është si të shesësh shalqinj me kokrra e jo me peshë, si ti thuash se domatet e patatet kushtojnë 20 lekë kokrra e jo 50 lekë kilogrami.”

Në reagimin e tij lidhur me cilësinë dhe standardin, teksa abuzohet me bukën, Kikia thotë se byka nuk është si rrobat, ndaj edhe sipas tij duhet të kushtojë 600 Lekë/ 1 kilogram, por shton se këta furrtarët e shesin dyfish

“E di që do të thoni se është ekonomi tregu, dhe çmimet janë të lira. Padyshim, por buka nuk është si rrobat. Dhe jo më kot shteti ka krijuar një standard siç është buka masive, çmimin e të cilës e kontrollon(duhet ta kontrollojë më saktë).”

“Dhe për këtë arsye edhe subvencionon çmimin e energjisë për furrat duke ua shitur 50% më lirë. Vetëm e vetëm që këta të mos rrisin çmimin e bukës. Nuk e bën këtë për restorantet apo kafenetë. E bën për “bukën e gojës”. Dhe bukën e gojës, që sipas ligjit duhet të kushtojë 600 Lekë/ 1 kilogram, këta furrtarët e shesin dyfish. Dhe shteti që u subvencionon energjinë as e vë ujin në zjarr," ka qenë reagimi i Kikiat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...