Goditi për vdekje 80-vjeçarin, në kërkim 39-vjeçari

Shqipëria

Goditi për vdekje 80-vjeçarin, në kërkim 39-vjeçari

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga polica pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

39-vjeçari pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, i cili për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.

Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Ndërkohë mësohet se prindërit e autorit janë komshinj me viktimën.

Njoftim

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A.Z., 39 vjeç, banues në lagjen Nr.13 Durrës.

Ai u shpall në kërkim pasi më datë 20.07.2019, pas një konflikti të çastit ka goditur (shtyrë) shtetasin Z.K.,80 vjeç, banues në në lagjen Nr.2 Durrës , për pasojë është rrëzuar në tokë dhe ka dëmtuar kokën.
Ai u transportua në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat