Meta takon në takimin e lamtuirës ambasadoren Gjermane: Mirëpres angazhimin e Bundestagut në rrugën drejt BE-së

Shqipëria

Meta takon në takimin e lamtuirës ambasadoren Gjermane: Mirëpres angazhimin e Bundestagut në rrugën drejt BE-së

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:44
Ilir Meta dhe Susanne Schütz

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.

Presidenti gjkatë takimit tha se mirëpret angazhimin e Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

“Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt”, u shpeh Presidenti Meta, përmes  një postimi në Facebook.

“Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike evropiane”, shtoi Meta, gjatë këtij takimi.

Ky takim vjen pasi ambasadorja Susanne Schütz është në përfundim të mandatit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat