Mesazhi i Ramës për Bashën: Paqe, por jo marrëveshje kundër drejtësisë

Shqipëria

Mesazhi i Ramës për Bashën: Paqe, por jo marrëveshje kundër drejtësisë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:18
Edi Rama

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u shpreh i gatshëm për paqe me opozitën jashtëparlamentare, por theksoi se kjo paqe duhet të bëhet për Shqipërinë dhe jo për karriget.

“Patjetër që ne duam një paqe, por një paqe për Shqipërinë dhe jo për karriget. Dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prapë kur të vijë momenti. Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën paralamentare dhe me opozitën joparlamentare e cila ka edhe një vend bosh që e pret në komisionin e reformës, është e mirëpritur të ulet dhe madje ka edhe veto. Ky është ndryshimi midis nesh dhe atyre. Ata me molotov ne u japim edhe veton, që të na vënë veton ne. Dhe jemi shumë krenar që ndryshojmë në këtë pikë”, tha Rama.

Ai shtoi se “Reforma në Drejtësi as nuk diskutohet, as nuk negociohet, por vetëm mbështetet”.

Sa i përket marrëveshjes politike me opozitën, Rama pranoi se brenda Partisë Socialiste ka “shkolla të ndryshme mendimi”, por theksoi se nuk është i gatshëm për një marrëveshje që pengon drejtësinë të merret me këdo, qoftë majtas dhe qoftë djathtas.

“E di që në PS ka shkolla të ndryshme mendimi, unë nuk kam disponimin minimal për asnjë marrëveshje politike për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë marrëveshje që pengon drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë majtas, qoftë djathas”.

“Borxhi ku na ka futur populli në 30 qershor nuk shlyhet dot, por duhet të jetë shumë i qartë dhe duhet të jetë pjesë e qëndrimit të qasjes sonë të përditshme me vepra dhe jo me fjalë”, tha kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat