Elbasan/ Dyshime për veprimtari kriminale, sekuestro pasurive me vlerë 500 mijë euro

Shqipëria

Elbasan/ Dyshime për veprimtari kriminale, sekuestro pasurive me vlerë 500 mijë euro

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:42
Ilustrim

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të 31-vjeçarit, që kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të proçedimit penal të regjistruar pranë kësaj prokurorie për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua peracioni policor i koduar “KUSARTH”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 31-vjeçarit K.C dhe familjarëve të tij.

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet proçedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme dhe aksioneve  në pronësi të tyre, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

-pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

-50 % e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato kapin vlerën rreth 500.000 Euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.

Policia e Shtetit u shpreh e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare që rrjedh nga aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat