Rama e hoqi nga posti si drejtuesit për Shkodrën, reagon ish-ministri Bushati

Shqipëria

Rama e hoqi nga posti si drejtuesit për Shkodrën, reagon ish-ministri Bushati

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 21:06
Ditmir Bushati

Nuk ndryshoi asnjë nga ministrat, por këtë herë Edi Rama vendosi që të bëjë disa lëvizje të drejtuesve në qarqe.

Ajo që ra në sy ishte lënia pa një post në Partinë Socialiste për Ditmir Bushatin, të cilin e “shkarkoi” edhe si drejtues për qarkun e Shkodrës.

Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Bushati dha një prononcim për mediat.

“Nuk ka rëndësi të jem me post apo pa post. E rëndësishme është për çfarë çështjesh luftoj dhe pikëpamjesh mbroj. Të jeni të bindur se mungesa e ofiqit më bën të jem më i vendosur për të çuar përpara idetë për të ardhmen tone”, tha Bushati.

Ndërkaq, drejtues i qarkut Shkodër do jetë Valdrin Pjetri, kryetari i ardhëm i bashkisë, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat