Ilir Meta shpërfill hetimin e Kuvendit: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës - Bota Sot
Ilir Meta shpërfill hetimin e Kuvendit: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Shqipëria

Ilir Meta shpërfill hetimin e Kuvendit: Po më dekorojnë për respektim të Kushtetutës

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 22:11
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tempora” e shpërfill hetimin parlamentar ndaj tij, teksa deklaron se po e dekorojnë për respektin e Kushtetutës.

Sonila Meço: Jemi në Presidencë. Përballë kam Kreun e Shtetit. Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar një President, në një intervistë në kushtet kur Parlamenti ka ndërmarrë një procedurë për shkarkimin e tij. Si ndiheni si President nën hetim administrativ dhe me procedura shkarkimi?

Presidenti Meta: Në fakt unë e konsideroj si një procedurë dekorimi sepse nuk shoh asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, aq më tepër natyrisht, e them me trishtim, nga një Parlament që ka thyer çdo rekord në shkeljen e qartë dhe flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë edhe falë një kontributi që ka po ky Parlament për bllokimin e qëllimshëm të ndërtimit të Institucioneve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të veçantë.

Pra, ndihem në procedurë dekorimi sepse nuk e di se cilin nen të Kushtetutës kam shkelur dhe se çfarë dëmi i kam bërë Kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë.

Sonila Meço: Po ju në ç’ligj jeni bazuar për të marrë një vendim, për të cilin akuzoheni se keni ndërmarrë një vendim antikushtetues?

Presidenti Meta: Unë jam bazuar në pluralizimin politik, që është shtylla e gjithë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Së dyti, jam bazuar në kompetencën ekskluzive që ka Presidenti i Republikës së Shqipërisë për të shpallur dhe për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale të përgjithshme apo të zgjedhjeve parlamentare.

Dhe po kështu mund t’ju them që, i pari që ka shtyrë zgjedhjet në Shqipëri është ish-Presidenti Ramiz Alia, i cili edhe pse vinte nga një formim komunist, edhe pse kishte ardhur në pushtet me armë bashkë me partinë e tij në atë kohë, përsëri arriti të tregonte një përgjegjshmëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...