Meta i përgjigjet Ministres së Drejtësisë: Gënjeshtra banale, këto dokumenta tregojnë të kundërtën

Shqipëria

Meta i përgjigjet Ministres së Drejtësisë: Gënjeshtra banale, këto dokumenta tregojnë të kundërtën

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 00:54
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet me dokumente ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni e cila një javë më parë në emisionin “Tempora” akuzoi kreun e shtetit se kishte bllokuar shortin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për dy vite me radhë 2017- 2018.

Emisioni “Tempora” publikon ekskluzivisht dy dokumentet që kreu i shtetit i ka dërguar ambasadores së BE-së, në atë kohë, Romana Vlahutin dhe ambasadorit të SHBA-së në atë kohë Donald Lu ku e vinte në dijeni për pamundësinë e ushtrimit të kompetencës së tij kushtetuese për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së dhe ia kalon këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë.

Shkresat mbajnë datën 3 nëntor 2017 dhe 10 nëntor 2017.

“Në këto kushte institucioni i Presidentit të Republikës është në pamundësi për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese,  pasi për hedhjen e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk mund të bazohet në kandidatura të propozuara nga një proces “ekstra ligjor” me interpretim. Me përgjegjësinë e lartë dhe me vullnetin e mirë për të mos humbur kohë, Presidenti i Republikës vlerëson se i takon Kuvendit të Shqipërisë, si institucion ligjbërës në Shqipëri, të realizojë procesin e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në frymën e Kushtetutës”, – shkruhet ndër të tjera në dokumentin që presidenti i ka dërguar ish-ambasadores Romana Vlahutin dhe ish-ambasadorit Donald Lu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat